Si e ka bllokuar Hezbollahu ushtrinë izraelite në kufirin e Libanit?
ParsToday - Statistikat e publikuara të vrasjeve dhe dëmeve të rënda të shkaktuara në anën e ushtrisë sioniste tregojnë se idetë e regjimit pushtues sionist për të ripushtuar Libanin jugor dhe për të krijuar një rrip sigurie në këtë zonë, kanë rezultuar në asgjë dhe atë po e pret një disfatë shumë më e keqe se lufta 33-ditore e vitit 2006.
Dhoma e Operacioneve të Rezistencës Libaneze publikoi statistika të reja për numrin e operacioneve dhe viktimave të ushtrisë sioniste që nga fillimi i konfliktit tokësor në zonat kufitare të Libanit. Sipas ParsToday, 90 ushtarë sionistë u vranë dhe 750 të tjerë u plagosën, ndërsa shkatërrimi i 38 tankeve Merkava, 3 dronëve Hermes 450 dhe 1 droni Hermes 900, 4 buldozerëve ushtarakë, një automjeti Hummer dhe një automjeti të blinduar, si dhe një transportuesi personeli përbën vetëm një pjesë të humbjeve dhe dëmeve të shkaktuara në anën e ushtrisë sioniste.
Sigurisht, kjo statistikë nuk përfshin humbjet e rënda të regjimit pushtues sionist në baza dhe kazerma ushtarake, koloni dhe qytete të territoreve të pushtuara.
Më herët, ushtria sioniste pranoi vrasjen e 73 ushtarëve të saj në vetëm një muaj dhe njoftoi se shumica e këtyre ushtarëve u vranë në betejat e frontit verior. Sipas statistikave të publikuara nga ushtria pushtuese sioniste, në dy ditë janë plagosur edhe 88 ushtarë të tjerë.
Ministria e shëndetësisë e regjimit sionist njoftoi gjithashtu se numri i përgjithshëm i personave të plagosur që janë shtruar në spitalet në veri të Palestinës së pushtuar që nga 15 tetori ka arritur në 784 persona.
Yair Lapid, lideri i opozitës së regjimit sionist, megjithatë, në një intervistë me Kanalin 12 të regjimit sionist, për të ushtruar presion ndaj qeverisë së Netanyahu dhe për të shkelur censurën e vendosur nga ushtria dhe institucionet ushtarake të Izraelit, ka zbuluar një sekret tjetër dhe tha: “11 mijë ushtarë izraelitë janë plagosur dhe 890 ushtarë izraelitë janë vrarë. Ai shtoi: “Nëse ky kabinet nuk bën diçka, nesër do të vriten dhjetëra ushtarë të tjerë izraelitë. Nuk mund të themi se kjo nuk ka ndodhur. Nuk mund ta anashkalojmë këtë fakt. A mund të themi se gjithçka po shkon sipas dëshirës tonë?"
Mediat dhe komandantët sionist, duke iu referuar situatës së tyre kaotike në frontin verior, njoftuan se ne të gjithë zgjohemi çdo mëngjes me zhurmën e sirenave dhe Hezbollahu arriti të rivendosë fuqinë e tij shumë shpejt dhe Libani i Jugut është kthyer në një kurth vdekjeje për ushtarët izraelitë.
Ilan Paton, gjenerali rezervë i ushtrisë së regjimit sionist dhe ish-komandanti i forcave ajrore të këtij regjimi, duke thënë se Hezbollahu e ka ruajtur fuqinë e tij kryesore raketore, deklaroi: "Hezbollahu dëshiron ta lodhë rëndë Izraelin në një luftë dëshpëruese dhe me zgjuarsi po administron këtë luftë; në atë mënyrë që vendet e goditura nga Hezbollahu si dhe numri i raketave që lëshon, janë veprime të llogaritura me shumë precizitet".
Hezbollahu i Libanit ka kaluar kohë të vështira pa liderin e tij Seyd Hassan Nasrallah dhe ka humbur gjithashtu disa nga komandantët e vet të lartë në terren, por pikërisht në këto ditë të vështira, ai ka treguar se ndjek në mënyrë të disiplinuar strategjitë e mëdha edhe në mungesë të drejtuesve të tij.
Për të përballuar në mënyrë efektive sulmin tokësor të armikut, Hezbollahu ka arritur shumë suksese, kryesisht përmes sulmeve me raketa, me raketa kundër mjeteve të blinduara dhe duke shpërthyer të gjitha llojet e bombave në rrugën e lëvizjes së ushtrisë sioniste, për shembull, në shumë raste duke zbatuar operacione të luftës guerile, e ka zënë në befasi armikun dhe i ka shkaktuar goditje të rënda.
Ndërkohë, pas urdhrit të Hezbollahut për evakuimin e 25 kolonive sioniste në veri të territoreve të pushtuara nga Izraeli, në këtë rajon ka nisur një valë e re shpërnguljesh të sionistëve, e cila konsiderohet një goditje tjetër e madhe për Netanyahun.
Raketat e Hizbollahut janë bërë një rutinë e përditshme për banorët e territoreve veriore të pushtuara nga Izraeli dhe shtrirja dhe intensiteti i këtyre sulmeve me raketa është rritur për çdo ditë e më tepër. Kjo prirje ka bërë që kolonët sionistë të rajoneve veriore në vend që të kthehen në shtëpitë e tyre, një numër shumë më i madh prej tyre të hyjnë në strehimore në të njëjtën kohë kur aktivizohet alarmi për shkak të sulmeve me raketa dhe dron të Hezbollahut.
Kostoja e rëndë që ushtria izraelite paguan pothuajse çdo ditë në kufirin libanez dhe pranimi i vrasjes së më shumë trupave në betejat e drejtpërdrejta me luftëtarët e Hezbollahut, ka shtyrë ekspertët izraelitë që të pyesin autoritetet sioniste për vlerësimet e tyre në lidhje me kapacitetet dhe luftëtarët e për Hezbollahun dhe të jenë më realistë në këtë drejtim dhe kjo tregon se Hezbollahu ende ka arritur të ruajë fuqinë e tij parandaluese dhe në të njëjtën kohë ta bllokojë ushtrinë sioniste dhe t'i shkaktojë asaj humbje të rënda.