Hezbollahu sulmon bazën ushtarake izraelite pranë Haifës
(last modified Wed, 30 Oct 2024 19:17:56 GMT )
Tetor 30, 2024 20:17 Europe/Tirane
  • Hezbollahu sulmon bazën ushtarake izraelite pranë Haifës

Hezbollahu goditi një bazë të re ushtarake të regjimit izraelit pranë qytetit Metula, në veri të territoreve të pushtuara palestineze, jo shumë larg Haifës.

Mediat izraelite raportuan të mërkurën, më 30 tetor, se dy persona u plagosën në një sulm me raketa të Hezbollahut. Të plagosurit u evakuuan dhe u transferuan në spitalin Rambam në Haifa.

Sirenat e alarmit u aktivizuan në disa qytete në veri të territoreve të pushtuara nga Izraeli pas sulmit me raketa të Hezbollahut.

Një raketë balistike u lëshua gjithashtu, duke shkaktuar alarme në rajonin Sharon, në Galilenë e Epërme dhe Lartësitë e pushtuara të Golanit.

Në mënyrë të ngjashme, Izraeli raportoi një sulm me dron në qytetin Naharija në veri të territoreve të pushtuara. Sipas burimeve izraelite, droni ka dëmtuar një fabrikë aeronautike.

Ushtria izraelite njoftoi se zjarre të mëdha kanë prekur rajonin Achziv në Naharijan veriore.

Në disa deklarata të mërkurën, Hezbollahu konfirmoi sulmet e tij të shumta kundër bazave izraelite.