Vazhdojnë sulmet sioniste në zona të ndryshme të Libanit
Vazhdojnë ende sulmet e regjimit sionist në zona të ndryshme të Libanit.
Sipas agjencisë iraniane të lajmeve IRNA, avionët luftarakë të regjimit gjenocidal izraelit kanë bombarduar mëngjesin e sotëm (të dielën) një zonë në veri të Libanit, në kufi me Sirinë.
Avionët luftarakë sionistë bombarduan gjithashtu edhe zona të tjera në jug të Libanit.
Sipas Ministrisë së Shëndetësisë të Libanit, sulmet e regjimit sionist gjatë 24 orëve të fundit deri në mbrëmjen e së shtunës, lanë pas 71 dëshmorë dhe 169 të plagosur.
Duke përfshirë këta dëshmorë, që nga fillimi i sulmeve të regjimit sionist ndaj Libanit kanë rënë dëshmorë 2968 persona dhe janë plagosur 13319 persona.
Agresioni i regjimit izraelit ndaj Libanit ka bërë që tetë spitale në këtë vend të dalin jashtë funksionit dhe kjo, në një situatë ku ambulancat dhe personeli mjekësor i mbështetur nga forcat e Organizatës së Kombeve të Bashkuara në jug të Libanit janë gjithashtu në shënjestër të forcave të regjimit sionist.
Të hënën, më 23 shtator 2024, ushtria izraelite nisi sulme masive në zona të ndryshme të Libanit jugor, të cilat janë ende në vazhdim.
Gjithashtu, Hezbollahu i Libanit, si kundërpërgjigje ndaj sulmit ndaj civilëve të këtij vendi, ka kryer disa operacione kundër pozicioneve ushtarake dhe vendbanimeve sioniste në veri të Palestinës së pushtuar dhe, duke lëshuar qindra raketa, ka derdhur batare raketash mbi pozicionet e regjimit sionist.