Hezbollahu zbulon objektin nëntokësor raketor “Imad 5”
Hezbollahu i Libanit zbuloi pamje të objektit nëntokësor raketor "Imad 5".
Sipas agjencisë iraniane të lajmeve IRNA, media luftarake e Rezistencës Islamike të Libanit publikoi të dielën një video në të cilën ekspozohen pjesë të objektit nëntokësor raketor "Imad 5".
Ky objekt përmban platforma lëshimi raketash dhe pajisje ushtarake dhe është ndërtuar në tunele të mëdha nëntokësore.
Në këtë video transmetohen fjalët e ish-Sekretarit të Përgjithshëm të Hezbollahut të Libanit, Seyed Hasan Nasrallah, në të cilat ai theksonte: "Nuk do të largohemi nga mejdani (fushëbeteja) dhe nuk do t'i lëshojmë armët."
Këto pamje të publikuara nga Qendra e Informacionit të Luftës së Hezbollahut, tregojnë një pjesë të kapaciteteve raketore dhe pajisjeve të Rezistencës Islamike, edhe pse pushtuesit kishin pretenduar se një pjesë e madhe e kapaciteteve ushtarake të Rezistencës ishin shkatërruar.