33 dëshmorë në sulmet e regjimit sionist kundër Libanit
Në sulmet e regjimit sionist në jug dhe në lindje të Libanit ranë dëshmorë 33 civilë.
Sipas agjencisë iraniane të lajmeve IRNA, cituar nga rrjeti televiziv Al-Mayadeen, Ministria e Shëndetësisë e Libanit njoftoi mëngjesin e sotëm (të dielën) se 33 civilë ranë dëshmorë dhe dhjetëra të tjerë u plagosën në sulmet e regjimit sionist në jug dhe në lindje të vendit.
Ministria e Shëndetësisë e Libanit kishte njoftuar më herët për vdekjen martire të 20 qytetarëve në provincën Baalbek në lindje të këtij vendi.
Ministria e Shëndetësisë e Libanit bëri të ditur të shtunën se numri i dëshmorëve në këtë vend si pasojë e agresionit të regjimit sionist ka arritur në 3136 persona.
Në të njëjtën kohë, forcat e Rezistencës Islamike të Libanit, në përgjigje të sulmeve të vazhdueshme agresive të armikut sionist ndaj Libanit, vazhdojnë sulmet e tyre ndaj forcave pushtuese dhe kolonëve sionistë.
Gazeta sioniste Ha'aretz, duke cituar ushtrinë e regjimit pushtues izraelit, njoftoi se dhjetëra raketa kishin goditur zonat Akka (Acre), Al-Kariyot dhe Al-Xhalil (Galilea). Sipas këtij raporti, sulmi raketor ka shkaktuar dëme në vendbanimin sionist Efen Menachem në Galilenë perëndimore, që ndodhet në territoret e pushtuara.
Lajmi tjetër është se kanali televiziv Channel 12 i regjimit sionist vuri në dukje se qeveria e presidentit amerikan Joe Biden është duke ushtruar presion të fortë mbi Izraelin për t'i dhënë fund luftës në frontin jugor.
Të shtunën, kanali televiziv Channel 13 i regjimit sionist raportoi se ushtria sioniste është afër shpalljes së përfundimit të operacioneve tokësore në jug të Libanit, pasi ka kaluar më shumë se një muaj nga fillimi i operacioneve tokësore në jug të Libanit.
Regjimi sionist beson se qëllimi i operacionit të tij ushtarak në Liban është të lejojë dhjetëra mijëra kolonë të kthehen në veri të territoreve të pushtuara pasi janë detyruar të largohen nga rajoni për shkak të përleshjeve të vazhdueshme me Hezbollahun për më shumë se një vit.