Sulmohet nga jemenasit aeroplanmbajtësja amerikane "USS Abraham Lincoln"
(last modified Wed, 13 Nov 2024 08:27:03 GMT )
Nëntor 13, 2024 09:27 Europe/Tirane
  • Sulmohet nga jemenasit aeroplanmbajtësja amerikane

Njësia ajrore dhe raketore e Jemenit ka sulmuar me anë të dy operacioneve speciale aeroplanmbajtësen amerikane "USS Abraham Lincoln".

Sipas agjencisë së lajmeve të Radio-Televizionit të Iranit (IRIB); Jahja Sarei, zëdhënësi i Forcave të Armatosura të Jemenit, tha: "Forcat e Armatosura të Jemenit sulmuan aeroplanmbajtësen amerikane "USS Abraham Lincoln" në Detin Arabik me disa raketa Kruz dhe dronë. Kjo anije po përgatitej të kryente operacione armiqësore kundër Jemenit, ku falë këtij sulmi, operacionet ajrore të armikut amerikan dështuan."

Jahja Sarei i cilësoi Amerikën dhe Anglinë përgjegjëse për tensionet ushtarake në Detin e Kuq dhe pasojat e saj për transportin në këtë det dhe theksoi se mbështetja për popullin palestinez dhe popullin libanez do të vazhdojë derisa të ndalojnë sulmet dhe agresionet ndaj tyre.