Sulm sionist në provincën Homs të Sirisë
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i165194-sulm_sionist_në_provincën_homs_të_sirisë
Burime mediatike raportuan për një sulm ajror të regjimit sionist në disa zona në provincën Homs të Sirisë.
(last modified 2025-11-16T09:23:51+00:00 )
Nëntor 27, 2024 09:55 Europe/Tirane
  • Sulm sionist në provincën Homs të Sirisë

Burime mediatike raportuan për një sulm ajror të regjimit sionist në disa zona në provincën Homs të Sirisë.

Agjencia zyrtare siriane e lajmeve ka bërë të ditur se këto shpërthime janë shkaktuar nga sulmi i regjimit sionist dhe se në shënjestër të këtij sulmi kanë qenë dy fshatra në Homs.

Rrjeti televiziv "Al-Mayadeen" raportoi se në këto sulme ishin sulmuar dy zonat, Al-Aminiyah dhe Umm Haratain në veri dhe në perëndim të qytetit Homs.

Gjatë ditëve dhe javëve të kaluara, regjimi sionist ka shënjestruar me sulmet e tij agresive zona të ndryshme të Sirisë, veçanërisht provincën Homs.

Nën hijen e heshtjes së organizmave ndërkombëtarë, regjimi sionist prej vitesh ka shkelur sovranitetin e Sirisë dhe e ka sulmuar këtë vend me dronë dhe raketa.

Ndërkohë, qeveria siriane u ka dërguar vazhdimisht letra Organizatës së Kombeve të Bashkuara dhe Këshillit të Sigurimit, duke i dënuar këto sulme dhe duke u kërkuar atyre që t'i ndalojnë ato.