Hezbollahu vlerëson mbështetjen e Iranit
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i165214-hezbollahu_vlerëson_mbështetjen_e_iranit
Hezbollahu i Libanit falënderoi Republikën Islamike të Iranit me në krye Liderin Suprem të Revolucionit Islamik për mbështetjen e plotë ndaj Libanit.
(last modified 2025-11-16T09:23:51+00:00 )
Nëntor 27, 2024 19:51 Europe/Tirane
  • Hezbollahu vlerëson mbështetjen e Iranit

Hezbollahu i Libanit falënderoi Republikën Islamike të Iranit me në krye Liderin Suprem të Revolucionit Islamik për mbështetjen e plotë ndaj Libanit.

Sipas agjencisë së lajmeve ISNA, Hezbollahu i Libanit pas ndaljes së agresionit të regjimit sionist në Liban, publikoi një deklaratë ku shprehu falënderimin për mbështetjen e plotë të Republikës Islamike të Iranit me në krye Liderin Suprem të Revolucionit Islamik dhe për lëvizjet diplomatike që filluan me vizitën e ministrit të Jashtëm iranian Abbas Araghchi në Bejrut.

Në një pjesë të kësaj deklarate, thuhet: “Ne falënderojmë sinqerisht Republikën Islamike të Iranit me në krye Liderin Suprem të Revolucionit Islamik, për shkak të mbështetjes absolute të rezistencës islame të Libanit në të gjitha fushat. Vlerësojmë përpjekjet e shumta diplomatike të Iranit të cilat ishin evidente me udhëtimet e njëpasnjëshme në Bejrut të Ministrit të Punëve të Jashtme Abbas Araghchi dhe përfaqësuesit të tij Shibani, të z. Ghalibaf, kryetar i Parlamentit dhe z. Larixhani, këshilltar i lartë i Liderit Suprem , në mes të agresionit të regjimit izraelit”.

Në një pjesë tjetër të kësaj deklarate, thuhet: "Vlerësojmë Moxhtaba Amani, ambasadori iranian në Liban, dhe nuk do ta harrojmë plagosjen e ambasadorit iranian në Liban pas agresionit të regjimit sionist, si dhe udhëtimet e dëshmorit Amir Abdullahian, ish-ministrit të Punëve të Jashtme dhe falënderojmë për mbështetjen e fuqishme të komandantit të IRGC-së."