Sulm raketor i Jemenit ndaj tri anijeve amerikane
Jahja Sarei, zëdhënësi i Forcave të Armatosura të Jemenit, njoftoi në një deklaratë se një destrojer dhe tre anije amerikane u shënjestruan dhe u sulmuan me 16 raketa balistike e lundruese dhe një dron në Detin Arabik dhe në Gjirin e Adenit.
Sipas raportit të së dielës mbrëma të agjencisë iraniane të lajmeve IRNA, duke cituar rrjetin televiziv jemenas "Al-Masirah", gjeneral-brigade Jahja Sarei tha në një deklaratë për shtyp: "Forcat e Armatosura të Jemenit kanë sulmusr një anije luftarake destrojer, anijen logjistike "Stena Impeccable", anijen "Maersk Saratoga" dhe anijen "Liberty Grace” të ushtrisë amerikane.
Jahja Sarei shtoi: "Forcat e Armatosura të Jemenit e kryen këtë operacion me 16 raketa balistike e kruz dhe një dron në Detin Arabik dhe në Gjirin e Adenit dhe objektivat u goditën me saktësi dhe në mënyrë të drejtpërdrejtë."
Më tej, ai shtoi: "Ky operacion ishte në mbështetje të popullit të vuajtur palestinez dhe në përgjigje të krimeve të armikut sionist kundër vëllezërve tanë në Rripin e Gazës dhe si kundërpërgjigje ndaj sulmeve të Amerikës dhe të Anglisë në Jemen."
Zëdhënësi i Forcave të Armatosura të Jemenit theksoi: "Ne nuk do t'i ndalim operacionet tona derisa të ndalet agresioni i armikut sionist kundër banorëve të Gazës dhe të hiqet bllokada ndaj kësaj zone."
Ushtria jemenase ka kryer gjithashtu disa sulme të suksesshme me raketa dhe me dronë në territoret e pushtuara, veçanërisht në Tel Aviv.