Martirizohen 23 palestinezë që jetonin në Rripin e Gazës
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i165910-martirizohen_23_palestinezë_që_jetonin_në_rripin_e_gazës
Në 24 orët e fundit kanë rënë dëshmorë 23 civilë që jetonin në Rripin e Gazës.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Dhjetor 19, 2024 04:40 Europe/Tirane
  • Martirizohen 23 palestinezë që jetonin në Rripin e Gazës

Në 24 orët e fundit kanë rënë dëshmorë 23 civilë që jetonin në Rripin e Gazës.

Sipas rrjetit Al-Aqsa, 23 qytetarë palestinezë kanë rënë dëshmorë në sulmet e regjimit sionist në zona të ndryshme të Gazës që nga mëngjesi i së mërkurës.

Në bombardimin e një shtëpie banimi në Xhebalia, në veri të Rripit të Gazës, 10 persona mbetën të martirizuar dhe disa të tjerë u plagosën.

Gjithashtu, bombardimi i një shtëpie në lagjen al-Darxh të qytetit të Gazës ka lënë pas 6 dëshmorë dhe një numër të plagosurish dhe të zhdukurish.

Në këtë bombardim ka rënë dëshmor edhe dr. Abdullah Habib, një nga mjekët e spitalit "Al-Ma'medani" në Gaza.

Të mërkurën, përveç bombardimeve të zonave të ndryshme të Rripit të Gazës, ushtria izraelite bombardoi disa herë dhe shkatërroi shumë shtëpi në zona të gjera të Rripit të Gazës.

Në të njëjtën kohë, Organizata Palestineze e Mbrojtjes Civile njoftoi se nuk ka asnjë shtëpi në Rripin e Gazës që të posedojë nevojat më elementare të jetës dhe përkeqësimi i kushteve shëndetësore dhe të sigurisë ushqimore, si dhe mungesa e aksesit në nevojat më të thjeshta dhe elementare të jetës janë dëshmi e këtyre kushteve.

Në lidhje me këtë, organizata Human Rights Watch njoftoi se regjimi sionist po përdor migrimin e detyruar dhe urinë si një armë lufte në Rripin e Gazës.