Hezbollahu falënderon Liderin Suprem për mbështetjen e vazhdueshme
Zëvendëskryetari i Këshillit Ekzekutiv të Hezbollahut , Sheikh Ali Daamoush, i ka shprehur mirënjohjen Liderit Suprem të Revolucionit Islamik të Iranit, Ajetollah Khamenei, për mbështetjen e vazhdueshme për Libanin.
Siç raportohet nga Rrjeti TV Al -Manar i Libanit, të hënën Sheikh Daamoush shprehu mirënjohjen e tij për mbështetjen që populli iranian ka treguar ndaj popullit libanez, duke shtuar: "Falë popullit të nderuar të Iranit, i cili ka rënë dakord unanimisht të mbështesë popullin libanez, do të sigurohen fondet e nevojshme".
Ai gjithashtu falënderoi qeverinë irakiane, kombin dhe autoritetet fetare në Naxhaf , si dhe faltoret e shenjta të Irakut dhe Iranit, për mbështetjen e tyre ndaj popullit libanez , duke theksuar:" Fushata 'Premtimi dhe Përkushtimi' është nisur falë bashkëpunimit dhe përpjekjeve tuaja, dhe do të përfundojë me mbështetjen tuaj të vazhdueshme.”
Në fjalimin e tij drejtuar popullit libanez , ai tha: "Ne do të përmbushim premtimin e dëshmorit tonë , Sejed Hassan Nasrallah , planet e Sejed Safi al-Din dhe angazhimet e sekretarit tonë të përgjithshëm. Ju do të ktheheni në shtëpitë tuaja të cilat do të jenë më të bukura se më parë."