Gaza e nisi vitin e ri nën bombardime
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i166374-gaza_e_nisi_vitin_e_ri_nën_bombardime
Në orët e para të vitit të ri, ushtria izraelite sulmoi Rripin e Gazës nga veriu në jug me artileri dhe avionë luftarakë.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Janar 01, 2025 06:45 Europe/Tirane
  • Gaza e nisi vitin e ri nën bombardime

Në orët e para të vitit të ri, ushtria izraelite sulmoi Rripin e Gazës nga veriu në jug me artileri dhe avionë luftarakë.

Sipas agjencisë iraniane të lajmeve IRNA, në orët e para të mëngjesit të së mërkurës, pra në orët e para të vitit 2025, burime lokale raportuan për disa sulme kriminale të regjimit sionist nga veriu deri në jug të Rripit të Gazës.

Ministria palestineze e Shëndetësisë në Gaza njoftoi se në ditën e 453-të të luftës së regjimit sionist kundër banorëve të Gazës, 10 palestinezë ranë dëshmorë dhe një numër të tjerësh u plagosën si pasojë e sulmeve të regjimit në kampet Xhebalia dhe Al-Breixh në qendër dhe në veri të Rripit të Gazës.

Portali i lajmeve "Palestine Online" raportoi gjithashtu se shtatë persona, shumica e të cilëve ishin fëmijë, u vranë si pasojë e bombardimit të një shtëpie në Xhebalia nga avionët luftarakë të ushtrisë së regjimit sionist.

Gjithashtu, rrjeti televiziv Al-Jazeera raportoi: "Shtëpia e reporterit të këtij rrjeti, Rami Abu Taimah, u sulmua nga sionistët në zonën el-Bukhari të qytetit të Gazës, ku si pasojë e këtj sulmi anëtarët e familjes së tij u plagosën."

Ndërkohë që vendet perëndimore të cilat pretendojnë se mbrojnë të drejtat e njeriut dhe vlerat liberale festojnë Vitin e Ri, regjimi sionist po "u bën dhurata" fëmijëve palestinezë duke hedhur bomba 2000 paundëshe (1000 kilogramëshe) mbi popullin e Gazës.

Bazuar në këtë, Fondi i Kombeve të Bashkuara për Fëmijët (UNICEF) lëshoi ​​një deklaratë dhe njoftoi: "Gazës i duhet një armëpushim që të mos vdesin më shumë fëmijë nga i ftohti."

UNICEF-i ka shkruar për këtë në faqen e vet personale në rrjetin social X: "Kemi qenë dëshmitarë të vdekjes së 7 foshnjave palestineze ditëve të fundit në Gaza nga ngrirja.

Në vijim të këtij mesazhi thuhet: "Ndërsa UNICEF-i u ka shpërndarë familjeve palestineze rroba të ngrohta dimërore dhe batanije, e vërteta është se nevojat e njerëzve të rraskapitur nga lufta janë shumë më tepër se mundësia jonë."