Përgjakja e Palestinezëve në Gaza
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i166434-përgjakja_e_palestinezëve_në_gaza
Ushtria e regjimit izraelit shënoi një tjetër ditë të përgjakshme për popullin e Gazës.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Janar 03, 2025 03:03 Europe/Tirane
  • Përgjakja e Palestinezëve në Gaza

Ushtria e regjimit izraelit shënoi një tjetër ditë të përgjakshme për popullin e Gazës.

Sipas raportit të Al Jazeera, regjimi izraelit, me qëllimin për të realizuar një gjenocid ndaj palestinezëve në Gaza, ka goditur përsëri disa zona të kësaj vije bregdetare. Mediat palestineze njoftuan se gazetari dhe fotografi palestinez Omar al-Deirawi ka rënë dëshmor, pas bombardimit të një shtëpie në qytetin e Zuwajda, në qendër të Rripit të Gazës. Në këtë krim, dy anëtarë të tjerë të familjes al-Deirawi u vranë dhe disa të tjerë u plagosën.

Përveç kësaj, gjatë bombardimit të një shtëpie në kampin e refugjatëve al-Nuseirat, të paktën 5 palestinezë humbën jetën dhe disa të tjerë u plagosën. Po ashtu, në sulmin ndaj kampit të refugjatëve në al-Mawasi, i cili më parë ishte shpallur nga izraelitët si zonë e sigurt, 12 civilë, përfshirë gra dhe fëmijë, u masakruan.

Tre kampet e refugjatëve në veri të Gazës, përkatësisht Beit Hanoun, Beit Lahia dhe Jabalia, u bombarduan në mënyrë të vazhdueshme nga ushtarët izraelitë. Ushtarët izraelitë, sipas një plani të miratuar nga gjeneralët, po përpiqen të krijojnë një zonë tampon në veri të Gazës dhe të realizojnë spastrimin etnik të palestinezëve nga kjo zonë.

Këto sulme nuk u ndalën në veri, pasi rajone të tjera si Khan Yunis, Deir al-Balah dhe Rafah, në jug të Gazës, gjithashtu u bombarduan nga avionët luftarakë izraelitë. Burimet lokale raportuan se, nga mëngjesi i të enjtes deri në mbrëmje, regjimi izraelit kreu të paktën 34 sulme ajrore nëpër Gaza, duke vrare të paktën 90 civilë.