Hamasi është dakord për lirimin e 34 pengjeve sionistë
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i166542-hamasi_është_dakord_për_lirimin_e_34_pengjeve_sionistë
Agjencia e lajmeve Reuters, duke cituar një zyrtar të Hamasit, njoftoi se ky grup ka miratuar një listë me emrat e 34 pengjeve izraelite për shkëmbim, si pjesë e një marrëveshjeje të mundshme armëpushimi.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Janar 06, 2025 03:36 Europe/Tirane
  • Hamasi është dakord për lirimin e 34 pengjeve sionistë

Agjencia e lajmeve Reuters, duke cituar një zyrtar të Hamasit, njoftoi se ky grup ka miratuar një listë me emrat e 34 pengjeve izraelite për shkëmbim, si pjesë e një marrëveshjeje të mundshme armëpushimi.

Sipas agjencisë Reuters, Hamasi më në fund ka rënë dakord të publikojë listën e 34 pengjeve sionistë që ishte paraqitur nga Izraeli gjatë një marrëveshjeje të mundshme të armëpushimit.

Ndërkohë, Izraeli mohon të ketë marrë një listë të tillë.

Reuters citoi një zyrtar të Hamasit, i cili nuk donte t'i përmendej emri, të thoshte se lirimi i pengjeve ishte i kushtëzuar me një marrëveshje për tërheqjen e Izraelit nga Gaza dhe një armëpushim të përhershëm.

Në raport thuhet se Izraeli dhe Hamasi janë ende duke negociuar numrin dhe identitetin e të burgosurve palestinezë që do të lirohen në këmbim të pengjeve.

Ndërsa regjimi sionist mohoi të kishte marrë ndonjë listë pengjesh nga Hamasi, zyra e kryeministrit izraelit, në lidhje me këtë, tha: "Ndryshe nga sa pretendohet, Hamasi nuk ka ofruar ende një listë të pengjeve".

Negociatat aktuale për të vendosur një armëpushim në Gaza janë duke u zhvilluar në Doha, me ndërmjetësimin e SHBA-së, Katarit dhe Egjiptit.

Megjithatë, kërkesat e tepërta të sionistëve tani janë bërë pengesa më e madhe për arritjen e çdo marrëveshjeje.