Jemeni sulmon sërish aeroplanmbajtësen amerikane
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i166726-jemeni_sulmon_sërish_aeroplanmbajtësen_amerikane
Zëdhënësi i forcave të armatosura të Jemenit bëri të ditur se këto forca me disa dronë kanë vënë në shënjestër një aeroplanmbajtëse amerikane në Detin e Kuq.
(last modified 2025-09-04T20:32:14+00:00 )
Janar 12, 2025 06:54 Europe/Tirane
  • Jemeni sulmon sërish aeroplanmbajtësen amerikane

Zëdhënësi i forcave të armatosura të Jemenit bëri të ditur se këto forca me disa dronë kanë vënë në shënjestër një aeroplanmbajtëse amerikane në Detin e Kuq.

 Yahya Saree tha se kjo anije u detyrua të ikte në veri të Detit të Kuq. Ai deklaroi se emri i kësaj aeroplanmbajtëse amerikane që u detyrua të largohej ishte Truman, pasi u sulmua nga disa raketa dhe drone jemenase në veri të Detit të Kuq. Ai tha se forcat e armatosura të Jemenit janë plotësisht të përgatitura për t'u përballur me çdo përshkallëzim të sulmeve nga Amerika apo Izraeli. Saree shtoi:  Jemeni është i përkushtuar tek detyrime e tij ndaj kombit të shtypur palestinez dhe vazhdon të përmbushë detyrat e tij në këtë fushë.