Ushtarë sionistë: Na urdhëruan të masakrojmë në Gaza
Pars Today - Ushtarët sionistë pranuan se kanë qëlluar ndaj civilëve palestinezë në qendrat e shpërndarjes së ndihmave humanitare dhe ushqimeve në Gaza.
Sipas Pars Today, duke cituar Agjencinë e Lajmeve Mehr, një numër ushtarësh sionistë në një intervistë me gazetën sioniste Haaretz zbuluan se oficerët e tyre eprorë i kishin urdhëruar të masakronin palestinezët që shkonin në qendrat e shpërndarjes së ndihmave dhe ushqimeve. Raporti citoi ushtarët sionistë që thanë: Urdhrat e lartpërmendur u dhanë nga komandantët e ushtrisë. Palestinezët që qëlluam nuk ishin as të armatosur dhe as nuk përbënin kërcënim për askënd. Sipas raportit, qendrat e shpërndarjes së ndihmave humanitare në Gaza janë bërë një fushë beteje. Civilët që përpiqen të marrin këtë ndihmë po qëllohen, sikur të jenë agresorë. Një nga ushtarët izraelitë tha: Ne nuk përdorëm mjete të zakonshme për të shpërndarë palestinezët, por përdorëm armë të rënda. Intervistat me oficerë dhe ushtarë izraelitë zbuluan se komandantët urdhëruan trupat të qëllonin mbi turmën për t'i shpërndarë ose për t'i larguar, edhe kur ishte e qartë se ata nuk përbënin kërcënim. Oficerët izraelitë i thanë Haaretz se ushtria izraelite nuk publikon asnjë informacion në lidhje me atë që po ndodh rreth qendrave të shpërndarjes së ushqimeve. Në këtë drejtim, analisti palestinez Kamal Sharif në një shënim shkroi: Krimi i Izraelit kundër popullit të Gazës vazhdon me justifikime të rreme. Duke iu referuar zhvillimeve të fundit në lidhje me hyrjen e ndihmave humanitare në Rripin e Gazës, ai politikën e regjimit sionist e përshkroi si të qëllimshme dhe të bazuar në justifikime të sajuara për të vrarë njerëzit me urinë dhe për t’i shkatërruar ata gradualisht. Eksperti politik paralajmëroi: Ajo që po ndodh sot në Gaza nuk është vetëm çmenduri, por një krim i madh, një krim gjenocidi me raketa dhe uri, që ndodh në mes të ditës dhe para syve të një bote që ende vazhdon të shikojë dhe mos veprojë. Komisionari i Përgjithshëm i Agjencisë së Ndihmës dhe Punës së Kombeve të Bashkuara për Refugjatët Palestinezë (UNRWA) së fundmi njoftoi se 2 milionë palestinezë që jetojnë në Rripin e Gazës po përballen me urinë.