Ushtria jemenase kryen operacion ushtarak kundër aeroportit Ben Gurion
-
Yahya Saree, zëdhënës i forcave të armatosura të Jemenit
Pars Today - Jemeni ka kryer një sulm ndaj aeroportit Ben Gurion të regjimit izraelit dhe ka mbajtur demonstrata të gjera kundër këtij regjimi.
Ushtria Jemenase njoftoi për një operacion ushtarak me një raketë balistike hipersonike kundër aeroportit Ben Gurion të Tel Avivit. Sipas Pars Today, duke cituar agjencinë iraniane të transmetimeve, Yahya Saree, zëdhënës i forcave të armatosura të Jemenit, për këtë operacion tha: Forca raketore kreu një operacion ushtarak me një raketë balistike hipersonike Palestina 2 kundër aeroportit Ben Gurion në Tel Aviv, gjë që çoi në futjen e miliona kolonëve sionistë në strehimore dhe ndërprerjen e punës së aeroportit. Ai tha: Ky operacion u krye me qëllim që të ndihmonte popullin palestinez dhe luftëtarët e tij dhe në përgjigje të krimeve masakruese dhe urisë në Gaza dhe bastisjes së kolonëve sionistë në xhaminë Al-Aksa, në mënyrë që armiku dhe të gjithë ta dinë se kombi jemenas me historinë dhe kulturën e tij të madhe, besimint dhe parimet e veta vazhdon qëndrimin e tij në mbështetje të Gazës. Yahya Saree theksoi: Populli ynë nuk ka frikë nga kërcënimet dhe mund të kapërcejë të gjitha sfidat në rrugën e ndihmës për Palestinën. Ne jemi me Gazën deri në fitore dhe deri në liri. Operacioni ynë vazhdon derisa agresioni të ndalet dhe të hiqet rrethimi i Gazës.
Populli jemenas në Saada marshoi në mbështetje të Gazës
Populli i Saadas në Jemen, doli në rrugë në mbështetje të Gazës dhe mbajti një marshim madhështor. Demonstruesit theksuan vendosmërinë e tyre në mbështetjen e banorëve të uritur të Gazës dhe në mbështetjen e Palestinës dhe deklaruan kundërshtimin e tyre ndaj tradhtarëve.
Studentët dhe nxënësit jemenas mbështesin fëmijët e Gazës
Studentët dhe nxënësit jemenas gjithashtu mbajtën një marshim në mbështetje të fëmijëve të shtypur të Gazës. Një numër i madh studentësh dhe nxënësish jemenas në kryeqytetin Sanaa mbajtën një marshim madhështor në mbështetje të fëmijëve të Gazës nën titullin "Nga studentët jemenas te fëmijët e Gazës... Një premtim dhe besnikëri e pathyeshme deri në fitore". Demonstruesit në një deklaratë theksuan: Ne dënojmë fuqimisht vrasjen dhe gjenocidin e vazhdueshëm kundër popullit dhe fëmijëve të Gazës dhe politikën e vdekjes së tyre nga uria. Demonstruesit jemenas u bënë thirrje të gjithë studentëve të universitetit dhe nxënësve të shkollave në vendet arabe dhe islamike të mos heshtin përballë krimeve të regjimit sionist në Gaza.