Hezbullahu: Do t'i përgjigjemi çdo shkeljeje të armëpushimit nga Tel Avivi
-
Nawaf Al-Moussawi
ParsToday - Një zyrtar i lartë i lëvizjes së Rezistencës Islamike (Hezbullah) të Libanit theksoi reagimin e lëvizjes ndaj çdo shkeljeje të armëpushimit nga regjimi sionist.
Sipas ParsToday, Nawaf Al-Moussawi, një zyrtar i lartë i Hezbollahut të Libanit, theksoi se çdo shkelje e armëpushimit nga armiku sionist do të përballet me përgjigje proporcionale.
Duke deklaruar se armëpushimi në Liban lidhet me Iranin, ky anëtar i lartë i Hezbullahut të Libanit tha: “Shfaqja e Iranit me fuqi pas luftës së zhvilluar kundër tij, e ka bërë Hezbullahun të veprojë më fort se në vitin 2024”.
Al-Moussawi theksoi: “Qëllimi i Hezbullahut nuk është një armëpushim, por tërheqja e plotë e ushtrisë së regjimit sionist dhe kthimi pa kushte i refugjatëve. Për sa kohë që ka mbetur një pikë gjaku në venat tona, asnjë ushtar izraelit nuk do të mbetet në Libanin jugor”.
Kërkoni video, na ndiqni: https://t.me/ParsTodayshqip