Hezbollahu rrëzon dronin “Hermes 450” të Izraelit
-
Hermes 450
Bejrut, 30 prill 2026, ParsToday - Hezbollahu i Libanit njoftoi për rrëzimin e një droni të regjimit sionist në jug të vendit.
Sipas ParsToday, Lëvizja Hezbollah e Libanit në një deklaratë bëri të ditur se luftëtarët e saj rrëzuan një dron “Hermes 450-Zik” të armikut në qiellin e qytetit Nabatiye në jug të Libanit. Në deklaratë thuhet se në mbrojtje të Libanit dhe popullit të tij dhe në përgjigje të shkeljes së armëpushimit dhe cenimit të hapësirës ajrore të Libanit nga armiku izraelit, luftëtarët e rezistencës islamike mëngjesin e së enjtes goditën dhe shkatërruan këtë dron me raketë tokë-ajër. Rezistenca islamike e Libanit gjithashtu njoftoi për goditjen e një artilerie vetëlëvizëse 155 milimetërshe të armikut sionist në jug të vendbanimit Yarin, duke përdorur një mjet fluturues pa pilot sulmues dhe theksoi se objektivi u godit me saktësi. Ushtria e regjimit sionist gjithashtu pranoi rrëzimin e një droni të saj në qiellin e jugut të Libanit me anë të një rakete tokë-ajër. Gjithashtu sot, fronti i brendshëm i regjimit sionist njoftoi se sirenat e alarmit u aktivizuan në 15 pika në Galilenë Perëndimore pas lëshimit të raketave dhe zbulimit të depërtimit të një droni të Hezbollahut.
Kërkoni video, na ndiqni: https://t.me/ParsTodayshqip