Kalërimi i Arabisë Saudite me "kalin e ngordhur" të MEK
(last modified Tue, 12 Jul 2016 14:43:19 GMT )
Korrik 12, 2016 16:43 Europe/Tirane
  • Kalërimi i Arabisë Saudite me

Sauditët e dinë shumë mirë se organizata Monafekin nuk ka kurrfarë pozite në Iran dhe ky "kalë i ngordhur" do të ketë vetëm shpenzime të mëdha për ata, mirëpo ata dëshirojnë të dërgojnë këtë mesazh për Teheranin se për armiqësi me Republikën Islamike të Iranit nuk kursejnë asgjë, as edhe në kalë të plakur siç është organizata terroriste Monafekin.

Pjesëmarrja e Turki Fejsal, ish-shefi i organizatës së inteligjencës së Arabisë Saudite dhe një prej figurave me ndikim në politikat e jashtme dhe të sigurisë së Arabisë Saudite, në takimin e organizatës terroriste Monafekin në Paris, tregon se Arabia Saudite në mënyrë jo të drejtpërdrejtë i kanë shpallur luftë Republikës Islamike të Iranit. Organizimi i takimit të një lëvizje të vdekur e cila nuk ka kurrfarë pozite në asnjë fushë në Iran dhe për iranianët konsiderohet sikur partia "Ba'th" e Sadam Huseinit dhe tradhtia e këtij grupi kundër popullit iranian gjatë luftës së imponuar dhe gjatë viteve më pas, është e qartë për të gjithë, tregon mbështetjen financiare të gjerë të faktorit të disa faktorëve të huaj dhe arab ndaj këtij grupi terrorist për realizimin e qëllimeve të tyre të shëmtuara. Siç duket Arabia Saudite është një prej mbështetësve financiar dhe të sigurisë së këtij grupi. Deklaratat hipokrite të Turki Fejsal në lavdërimin e liderit të grupit terrorist Monafekin dhe gjithashtu deklaratat e tij kundër Iranit ku ka thënë në mënyrë të hapur se dëshiron rrëzimin e Republikës Islamike të Iranit, tregojnë se sauditët edhe i kanë shpallur luftë Iranit edhe janë duke përgatitur komplote të reja kundër Republikës Islamike të Iranit. Siç duket forca e këmbësorisë për zbatimin e këtij komploti do të jenë pjesëtarët e grupit terrorist Monafekin. Sauditët për të çuar përpara këtë komplot kanë mobilizuar të gjithë potencialin e tyre, ndërsa nga njëra anë për të treguar se komploti i tyre kundër Iranit gëzon mbështetjen e arabëve në përgjithësi, kanë inkurajuar edhe figura të tjera të njohura të botës arabe për të marrë pjesë në këtë takim që në mesin e tyre dallohen Sejed Ahmed Ghazali, ish-kryeministri i Algjerit, Saleh Al-Ghaleb, ish-ministri i inteligjencës së Jordanisë, Muhamed Al-Arabi, ish-ministër i jashtëm i Egjiptit dhe A'dham Al-Ahmed, një prej anëtarëve të lartë të lëvizjes Fatah të Palestinës. Nga ana tjetër, për të treguar se komploti saudit kundër Iranit gëzon mbështetjen edhe të perëndimorëve, sauditët kanë inkurajuar edhe disa figura perëndimor për të marrë pjesë në këtë takim ku në mesin tyre mund të dallohen Bernard Kushner, ish-ministri i jashtëm i Francës dhe armiku i vjetër i Republikës Islamike të Iranit, Khoze Luis Zabatro, ish-kryeministri i Spanjës, Nut Gingrich, ish-zëdhënësi i Kongresit të Amerikës dhe një prej kandidatëve të qeverisë së mundshme të Donald Trump, Xhon Bolton, ish-përfaqësuesi i Amerikës në OKB dhe Rudi Xhuliani, ish-kryetar i Nju Jorkut. Natyrisht se këta funksionarë perëndimorë edhe më herët kanë marrë pjesë në takimin e organizatës terrorist MEK në Paris dhe shumë herë edhe lista e shumave të parave që kanë marrë ata për të marrë pjesë në këtë takim. Siç duket shumat e mëdha të parave janë motivet kryesore të këtyre funksionarëve për të marrë pjesë në takime të tilla. Takimi i grupit terrorist Monafekin në Paris është mbajtur në kohën kur njëkohësisht me atë, Dahi Khalfan, shefi i policisë së Dubait, ka bërë disa deklarata kundër Iranit dhe ka deklaruar mbështetjen e flaktë për grupin terrorist Monafekin dhe lideren e tij Marjam Raxhavi duke ripulikuar disa herë deklaratat e saj në Twitter. Takimi i grupit terrorist Monafekin gëzoi gjithashtu një mbulim të gjerë informative nga kanalet arabe Al-Arabija dhe Al-Hadeth që financohen nga Arabia Saudite dhe nga kanali Sky News në gjuhën arabe që transmeton nga Emiratet e Bashkuara Arabe. Grupi Monafekin (MEK) ishte bashkëpunëtor i partisë së shpërbërë "Ba'zh" në Irak dhe në bazë të dokumenteve të publikuara nga qarqet irakiane, pjesëtarët e këtij grupi kanë marrë pjesë edhe në krimet e grupit terrorist ISIS i cili element formues e ka patur ish-partinë "Ba'th" të Irakut. Si përfundim mund të thuhet se grupi terrorist Monafekin (MEK) është bashkëpunëtor edhe i partisë "Ba'th" edhe i grupit terrorist ISIS dhe pjesëtarët e tij nëse do të gjejnë rastin, do të kryejnë të njëjtat krime që po kryen grupi terrorist ISIS. Pjesëtarët e këtij grupit terrorist në Irak aktualisht po bashkëpunojnë me grupin terrorist ISIS dhe me element të partisë "Ba'th" dhe po kryejnë krime të ndryshme kundër popullit irakian. Mbështetja e paparë e Arabisë Saudite ndaj grupit terrorist Monafekin tregon se sauditët për të vazhduar armiqësinë me Iranin tani po shfrytëzojnë një "kali të vdekur". Sauditët e dinë shumë mirë se organizata Monafekin nuk ka kurrfarë pozite në Iran dhe ky "kalë i ngordhur" do të ketë vetëm shpenzime të mëdha për ata, mirëpo ata dëshirojnë të dërgojnë këtë mesazh për Teheranin se për armiqësi me Republikën Islamike të Iranit nuk kursejnë asgjë, as edhe në kalë të plakur siç është organizata terroriste Monafekin.

Tags