ISIS zgjedh zëvendësin e Shishanit (Çeçenit)
Një prej burimeve informative njoftoi se grupit terrorist ISIS në vend të Abu Omar Shishani (Çeçeni) ka zgjedhur një prej komandantëve të njohur të këtij grupi d.m.th. Gomerad Halimov Taxhikestani.
Sipas një njoftimi të agjencisë Sumarie News të Irakut: Burime të brendshme të grupit terrorist ISIS, njoftuan se Golmerad Halimov Taxhikistani ka zënë vendin e Shishani i cili është vrarë në një operacion të forcave irakiane. ISIS nuk ka deklaruar zyrtarisht zgjedhjen e këtij komandanti të ri nga frika e vrasjes së tij, pikërisht ashtu siç janë vrarë të tjerë komandantë gjatë operacioneve të ushtrisë irakiane dhe koalicionit anti-ISIS në Irak. Sipas burimeve të ISIS, shumica e komandantëve të këtij grupit terrorist ndodhen në Siri ndërsa një pjesë e komandantëve të nivelit të dytë dhe të të tretë ndodhen në zyrën informative të provincës Ninva. Në këtë zyrë ndodhen edhe komandantët e nivelit të parë të cilët shumë pak shfaqen në publik nga frika e zbulimit të tyre. Më 15 mars 2016, koalicioni anti-ISIS në Irak njoftoi vrasjen e Abu Omar Shishani, që ishte një prej komandantëve më të rëndësishëm të ISIS.