Një "Spaiker" tjetër në Irak, ISIS pushkaton me dhjetëra irakianë
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i28741-një_spaiker_tjetër_në_irak_isis_pushkaton_me_dhjetëra_irakianë
Grupi terrorist ISIS ka publikuar një video në të cilën vërehet vrasja e dhjetëra forcave të ushtrisë irakiane, të forcave vullnetare popullore dhe të disa funksionarëve të pushtetit lokalë.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Shtator 22, 2016 12:30 Europe/Tirane
  • Një

Grupi terrorist ISIS ka publikuar një video në të cilën vërehet vrasja e dhjetëra forcave të ushtrisë irakiane, të forcave vullnetare popullore dhe të disa funksionarëve të pushtetit lokalë.

Agjencia Fars e lajmeve njoftoi se sektori informativ i vilajetit të "Bagdadit Verior" që është emëruar me këtë emër nga ISIS, në një video të publikuar me titull "Ferri i heretikëve", ka deklaruar se me publikimin e kësaj video me vrasjen e dhjetëra forcave irakiane, synon të përgënjeshtrojë pretendimet e qeverisë e cila ka thënë se ka marrë nën kontroll plotësisht rajonet veriore të Bagdadit. ISIS me anë të një veprimi të ngjashëm me krimet e kryera në bazën ushtarake "Spaiker",  i mbyll sytë e dhjetëra forcave irakiane dhe i detyron ata sëpari të hyjnë me një gropë dhe pastaj i pushkaton. Në këtë video të publikuar, paraqiten edhe skena nga sulmi i terroristëve të ISIS në shtëpitë e disa funksionarëve të pushtetit lokalë dhe vrasjen e tyre. ISIS ka deklaruar se operacionet për ekzekutimin me vrasje janë kryer në ishullin Al-Neba'i dhe në rajonin Taramije. Në qershor të vitit 2014, takfiristët e ISIS në bazën ushtarake "Spaiker" në veri të Tikritit, kanë vrarë 1700 studentë oficerë të kësaj baze ushtarake me duar lidhur dhe me metoda të ndryshme.