Ebadi reagon ndaj deklaratave të Erdogan
(last modified Tue, 11 Oct 2016 19:07:40 GMT )
Tetor 11, 2016 21:07 Europe/Tirane
  • Ebadi reagon ndaj deklaratave të Erdogan

Zyra e kryeministrit irakian ka dënuar deklaratat e presidentit turk kundër Irakut.

Sipas kanalit televiziv Al Mejadin, zyra e Heidar Ebadi të martën ka thënë se fjalimi i Rexhep Taip Erdogan kundër Irakut ishte i papërgjegjshëm. Vlen të theksohet se Parlamenti i Turqisë kishte vazhduar edhe për një vit tjetër praninë e forcave ushtarake të Turqisë në territorin e Irakut dhe Sirisë. Parlamenti i Turqisë në tetor të vitit 2014 ka miratuar lejen për operacione ushtarake të këtij vendi në Siri dhe Irak dhe kjo leje në vitin 2015 ishte vazhduar për një vit tjetër.

 

Tags