Koordinimi i regjimit sionist dhe Arabisë Saudite kundër Iranit
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i31297-koordinimi_i_regjimit_sionist_dhe_arabisë_saudite_kundër_iranit
Bashkëpunimi dhe koordinimi mes regjimit sionist dhe Arabisë ka filluar në lidhje me çështjet strategjike, sidomos kundër Iranit.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Tetor 15, 2016 12:52 Europe/Tirane
  • Koordinimi i regjimit sionist dhe Arabisë Saudite kundër Iranit

Bashkëpunimi dhe koordinimi mes regjimit sionist dhe Arabisë ka filluar në lidhje me çështjet strategjike, sidomos kundër Iranit.

Faqja informative Al-Ahd e Libanit njofton se gazeta sioniste "Jerusalem Post" në një artikull të saj ka shkruar se një prej arsye të bashkëpunimit të ri të regjimit sionist dhe Arabisë Saudite është zgjerimi i ndikimit të Iranit në Lindjen e Mesme dhe gjithashtu përpjekjet për ndërprerjen e programit atomik të Iranit. Gazeta sioniste "Jerusalam Post" duke vë në dukje disa takime sekrete të zhvilluara mes përfaqësuesve të regjimit sionist dhe Arabisë Saudite që nga viti 2014, ka shkruar se Duri Gol,drejtori i përgjithshëm i ministrisë së jashtme të regjimit sionist dhe Anvar Eshki, gjenerali pensionist i regjimit Al Saud, gjatë takimeve të tyre në Uashington dhe në Kodsin e pushtuar kanë shprehur shqetësim për zgjerimin e ndikimit të Iranit në Lindjen e Mesme. Gjenerali pensionist Anvar Eshki në në muajin korrik sëbashku me një grup tregtaresh dhe universitaresh ka shkuar në Izrael dhe ka zhvilluar takime me funksionarët e lartë të regjimit sionist. Arabia Saudite si një vend islamik në të cilin ndodhet edhe seli e Organizatës për Bashkëpunim Islamik, gjatë viteve të fundit ka filluar të ndjek politika për vendosjen e marrëdhënieve zyrtare dhe në mënyrë të hapur me regjimin sionist duke ndihmuar këtë regjim në luftën anti-islame.