Ushtria irakiane futet në ndërtesën e radiotelevizionit të Mosulit
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i33607-ushtria_irakiane_futet_në_ndërtesën_e_radiotelevizionit_të_mosulit
Ushtria irakiane në vazhdën e operacionit për çlirimin e qytetit Mosul, sot është futur në godinën e radiotelevizionit të qytetit Mosul, që mbahej i pushtuar nga terroristët e ISIS.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Nëntor 01, 2016 15:35 Europe/Tirane
  • Ushtria irakiane futet në ndërtesën e radiotelevizionit të Mosulit

Ushtria irakiane në vazhdën e operacionit për çlirimin e qytetit Mosul, sot është futur në godinën e radiotelevizionit të qytetit Mosul, që mbahej i pushtuar nga terroristët e ISIS.

Forcat irakiane kanë hyrë së fundmi në qytetin e Mosulit, por kanë hasur një rezistencë të fuqishme nga ana e terroristëve të ISIS. Mediat irakiane njoftojnë se, terroristët e ISIS po bëjnë përpjekje maksimale për të mos lejuar futjen e ushtarëve irakianë në brendësi të qytetit. Aktualisht ushtria po avancon në dy fronte, respektivisht nga pjesët lindore dhe jugore të qytetit. Ata po mbështeten nga Shtetet e Bashkuara përmes bombardimeve ajrore si dhe në terren nga grupimet me militantë kurdë. Më herët, Kryeministri i Irakut Hejdar Ebadi, u bëri thirrje terroristëve që të dorëzohen, pasi siç tha ai në rast të kundërt ata i pret vdekja. Shqetësimi më i madh në këtë operacion delikat vijojnë të mbeten qytetarët, të cilët mund të përdoren si mburoja njerëzore nga terroristët e ISIS. Shumë banorë janë larguar nga zonat ku janë zhvilluar përleshjet e armatosura, por një pjesë e konsiderueshme nuk janë lejuar nga terroristët e ISIS.