Nasrullah: Hezbullahu përkrah krijimin e qeverisë libaneze
Sekretari i përgjithshëm i Hezbullahut të Libanit, ka thënë se partia e tij përkrah procesin e krijimit të qeverisë së re në këtë vend.
Sejed Hasan Nasrullah, në një fjalim televiziv në Bejrut me rastin e përvjetorit të martirizimit të komandantit të Hezbullahut në Siri Haxh Mustafa Shahada në tetor të vitit 2014, ka thënë se disa grupe dhe fraksione në Liban synojnë të lidhin zgjedhjet presidenciale në Liban me bisedimet bërthamore të Iranit dhe me krizën në Siri, pavarësisht faktit se Teherani dhe Damasku kanë deklaruar se zgjedhjet ishin çështje që i takonin libanezëve. Nasrullah ka thënë se Hezbullahu që nga fillimi nuk ka kursyer asnjë përpjekje për të ndihmuar në zgjedhjen e presidentit të Libanit. Sekretari i përgjithshëm i Hezbullahut të Libanit ka deklaruar se asgjë tjetër nuk qëndron midis Hezbullahut dhe presidentit Mishel Aoun përveç “besimit” dhe nuk qëndrojnë pretendimet se grupi i tij është duke kërkuar favore dhe pazare presidenciale.