Iraku dëbon gazetarët e gazetës saudite "Sharq-Awsat" nga zonat operative
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i35881-iraku_dëbon_gazetarët_e_gazetës_saudite_sharq_awsat_nga_zonat_operative
Ushtria e Irakut ka urdhëruar dëbimin e të gjithë gazetarëve të gazetës saudite "Sharq-Awsat" nga zonat operative për shkak të ofendimit të kësaj gazete ndaj grave irakiane në
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Nëntor 21, 2016 10:59 Europe/Tirane
  • Iraku dëbon gazetarët e gazetës saudite

Ushtria e Irakut ka urdhëruar dëbimin e të gjithë gazetarëve të gazetës saudite "Sharq-Awsat" nga zonat operative për shkak të ofendimit të kësaj gazete ndaj grave irakiane në

Agjencia irakiane e lajmeve "Baratha" njoftoi komanda e operacioneve të përbashkëta të ushtrisë së Irakut me anë të një deklarate, ka theksuar se duhet dëbuar çdo gazetarë nga zonat operative të forcave irakiane kundër grupit terrorist ISIS që punën për gazetën saudite "Sharq-Awsat" për publikimin e lajmeve nga këto zona. Komanda e operacioneve të përbashkëta të ushtrisë së Irakut në këtë deklaratë deklaroi: "Gazeta saudite "Sharq-Awsat" me gënjeshtra dhe akuza të pavërteta synon të njollosë dhe prishë imazhin e ushtrisë së Irakut me qëllim që të zhvlerësojë suksesin e ushtrisë së Irakut për të garantuar sigurinë e vizitorëve të Imam Husejnit (a.s.)  dhe sukseset e saj gjatë operacioneve për çlirimin e rajoneve të ndryshme të provincës Ninva nga pushtimi i terroristëve të ISIS. Prandaj, komanda e operacioneve të përbashkëta të ushtrisë së Irakut në reagim ndaj këtij veprimi i cili është në kundërshtim me të gjitha parimet e informimit, ka vendosur të dëbojë gazetarët e gazetës saudite "Sharq-Awsat" nga të gjitha zonat operative të saj dhe të ndalojë veprimtarinë e tyre në mënyrë të prerë".

Vlen të theksohet se edhe zyra e Hejdar Ebadi, kryeministrit të Irakut, ka reaguar ndaj kësaj çështje ditën e diele dhe ka kërkuar nga gazeta saudite "Sharq-Awsat" të kërkojë falje zyrtare për shkak të ofendimeve që ka bërë ndaj grave irakiane, mirëpo akoma nuk ka marrë kurrfarë falje zyrtare.

Gazeta saudite "Sharq-Awsat" më 20 nëntor 2016 duke cituar raportin e Organizatës Botërore të Shëndetësisë, ka shkruar se disa gra irakiane që po marrin pjesë në marshin e Arbainit të Imam Husejnit (a.s.), po kryejnë marrëdhënie të paligjshme seksuale dhe në mesin e tyre janë vërejtur disa raste të shtatzënisë .

Kjo është në kohën kur Organizata Botërore e Shëndetësisë ka hedhur poshtë pretendimet e gazetës saudite "Sharq-Awsat" dhe ka deklaruar se do të padisë këtë gazetë për shkak se i ka ngjitur një raport të pavërtetë kësaj organizate.