ISIS përdor armë kimike në Irak dhe në Siri
Agjencia BussinesWire duke u mbështetur në hulumtimet e qendrës amerikane IHS ka thënë se grupi terrorist ISIS që nga viti 2014 vazhdimisht ka përdorur armë kimike në Irak dhe në Siri.
Nga 53 raste të përdorimit të këtyre armëve nga ISIS në Irak, 19 raste janë përdorur nga ISIS në sulmet kundër Mosulit. Grupi terrorist ISIS ka përdorur armë kimike gjatë sulmeve të tij në zona të ndryshme të provincës Ninva. Anëtarët e fundit të mbetur të grupit terrorist ISIS në rajonin Giare në provincën Ninva përpara se sa të largoheshin nga kjo zonë, kanë lëshuar raketa me përbërje gazi mustard kundër zonave të banuara nga civilët. Nga këto sulme shumë civilë kanë pësuar djegie të shkallës së lartë. Ndërkohë ekspertët ushtarakë të Sirisë kanë gjetur mbetjet e bombave me përmbajtje të lëndëve kimike që kanë shpërthyer në Alepo dhe kanë arritur në këtë përfundim se grupet terroriste gjatë sulmeve të tyre kundër civilëve sirianë në rajonet nën kontrollin e ushtrisë siriane në qytetin Alepo, kanë përdorur armë kimike. Në muajin tetor burimet informative njoftuar për hedhjen e disa raketave me përmbajtje të lëndëve kimike në një zonë nën kontrollin e ushtrisë siriane në qytetin Alepo.