Ndërpriten rrugët e furnizimit të ISIS në veriperëndim të Mosulit
Nëntor 23, 2016 18:09 Europe/Tirane
Forcat e ushtrisë irakiane kanë ndërprerë rrugët e furnizimit të terroristëve të ISIS në veriperëndim të Mosulit.
Siç njofton agjencia franceze e lajmeve AFP, forcat popullore Hashd Al Sha’bi, duke mbërritur në udhëkryqin Senxhar dhe duke u bashkuar me forcat Pishmerga, plotësuan rrethimin e Mosulit, duke përfunduar me sukses fazën e katërt të operacionit për çlirimin e këtij qyteti. Tashmë grupi terrorist ISIS kontrollon vetëm rrugën Tel Afar-Mosul dhe në bazë të forcave irakiane, edhe kjo rrugë do të çlirohet së shpejti.
Tags