Bashar Asad: Alepo, shpresa e fundit e terroristëve në Siri
Presidenti i Sirisë të mërkurën në një intervistë me gazetën "Al-Vatan", ka deklaruar se Alepo është shpresa e fundit e terroristëve në këtë vend pas disfatës në Damask dhe Homs, prandaj çlirimi i plotë i Alepos do ta ndryshojë procesin e luftës në Siri.
Kanali televiziv Al Alam njoftoi se Bashar Asad duke theksuar se Qeveria e Sirisë ka vendosur të çlirojë të gjitha rajonet e pushtuara nga terroristët në këtë vend, shtoi: Alepo është një prej këtyre rajoneve që duhet të çlirohet plotësisht. Çlirimi i qytetit të Alepos do të thotë dështim i planit të perëndimorëve dhe mbështetësve të tyre rajonal. Turqia përkrahë perëndimorëve, ka bërë të gjitha përpjekjet e saj në Alepo dhe Rexhep Taip Erdogan, presidenti i Turqisë, ka investuar në masë madhe për të mos u çliruar ky qytet nga forcat e qeverisë siriane". Presidenti i Sirisë në vazhdim tha se pajtimi është rrugëzgjidhja e vërtetë për krizën në Siri dhe shtoi: "Qeveria e këtij vendi është e gatshme të bisedojë me të gjitha grupet opozitare që nuk kanë bashkëpunuar me terroristët dhe që nuk janë të lidhura me perëndimin". Vlen të theksohet se gjatë ditëve të fundit ushtria e Sirisë ka shënuar suksese të rëndësishme në operacionet për çlirimin e pjesës lindore të Alepos. Kriza e Sirisë ka filluar që nga vitit 2011 me sulmet e grupeve terroriste të mbështetura nga Arabia Saudite, Amerika dhe aleatet e saj me qëllim të rrëzimit të qeverisë legjitime të presidentit sirian Bashar Asad.