Netanjahu: Me Trump do të anulojmë marrëveshjen bërthamore
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i38308-netanjahu_me_trump_do_të_anulojmë_marrëveshjen_bërthamore
Beniamin Netanjahu, shpresoi se bashkëpunimi me presidentin e zgjedhur Donald Trump dot ë rezultojë me anulimin e marrëveshjes bërthamore të Iranit.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Dhjetor 12, 2016 07:33 Europe/Tirane
  • Netanjahu: Me Trump do të anulojmë marrëveshjen bërthamore

Beniamin Netanjahu, shpresoi se bashkëpunimi me presidentin e zgjedhur Donald Trump dot ë rezultojë me anulimin e marrëveshjes bërthamore të Iranit.

Në një intervistë dhënë kanalit CBC, kryeministri i regjimit sionist, presidentin e zgjedhur amerikan Trump e cilësoi mbështetës të madh të izraelit dhe shprehu interesimin e vet për të bashkëpunuar me Trump në anulimin e marrëveshjes bërthamore me Iranin. Kryeministri i regjimit sionist tha se ka ndërmend të ndjekë 5 hapa për anulimin e  marrëveshjes bërthamore me Iranin por nuk dha asnjë informacion mbi përmbajtjen e tyre. Netanjahu tha se fitorja e Trump në postin e presidentit, do t’i japë fund 8 vite mosmarrëveshje mes Tel Avivit dhe Uashingtonit gjatë presidencës së Obamës. Netanjahu tha: Është e qartë se vendet arabe nuk e konsiderojnë më Izraelin armik të tyre por partner të tyre në përballje me Iranin. Kryeministri i regjimit sionist tha se marrëdhëniet me Egjiptin dhe Jordaninë janë përmirësuar, por ai nuk është përgjigjur lidhur me marrëdhëniet sekrete të Tel Avivit me Arabinë Saudite.