Vendi ku futesh në burg për një filxhan çaj!
Sinul Buran, përgjegjës i bufes së gazetës "Cumhuriet" të Turqisë, u përballë me dënim me burg për shkak se gjatë vizitës së Rexhep Taip Erdogan, presidenti i Turqisë, në zyrat e kësaj gazete, ai nuk kishte pranuar t'i japë një filxhan çaj presidentit Erdogan.
Agjencia e lajmeve ISNA njoftoi se Senil Buran thotë se disa ditë më parë ishte nisur të shkojë në vendin e punës dhe policia kishin bllokuar rrugën në kuadër të masave të sigurisë në afërsi të vendit ku mbante fjalim Rexhep Taip Erdogan. Ai i thotë një polici: "Unë këtij njeriu nuk i jap asnjë filxhan çaj". Mirëpo ai ka përfunduar para gjyqit për shkak të ofendimit ndaj presidentit të Turqisë, ka dëgjuar akuzat kundër tij dhe është futur në burg. Në kohën kur avokati mbrojtës i tij i konsideron të pabaza akuzat kundër tij, ofendimi ndaj presidentit të Turqisë mund të dënohet deri më 4 vjet burg. Vlen të theksohet se pas grusht shtetit të pasuksesshëm në Turqi, Qeveria e këtij vendi ka filluar shtypjen e gjerë të opozitarëve dhe kundërshtarëve të saj.