Sionistët marrin peng një fëmijë palestinez
(last modified Fri, 30 Dec 2016 13:20:54 GMT )
Dhjetor 30, 2016 14:20 Europe/Tirane
  • Sionistët marrin peng një fëmijë palestinez

Forcat ushtarake të regjimit sionist kanë marrë peng një fëmijë palestinez 7 vjeçar.

Kanali televiziv Press Tv njoftoi se një video e publikuar tregon se forcat ushtarake të regjimit sionist që kishin vendosur maskë në fytyrë të premten gjatë organizimit të protestave javore të banorëve të fshatit Kafar Kadum kundër mbylljes së rrugës së fshatit të tyre me qytetin Nablos, kanë rrëmbyer një fëmijë shtatë vjeçar palestinez. Pas marrjes peng të këtij fëmije palestinez, protestat e palestinezëve janë zgjeruar dhe ushtarakë e regjimit sionist në fund janë detyruar ta lirojnë këtë fëmiijë. Ushtria e regjimit sionist ka mbyllur rrugën ndërlidhëse të fshatit Kafar Kadum me qytetin Nablos që nga viti 2003 me fillimin e ndërtimit të kolonisë sioniste Kadumim. Komiteti për çështje të të burgosurve palestinez gjithashtu kohë më parë ka deklaruar se regjimi sionist që nga fillimi i Intifadës së Kodsit në tetor të vitit 2015 e deri më 28 nëntor, ka arrestuar dhe burgosur 9920 palestinezë ku 2884 fëmijë dhe adoleshent nën moshën 18 vjeçare. Me shtimin e krimeve të regjimit sionist kundër palestinezëve si dhe agresionit të regjimit sionist kundër vendeve islamike dhe përpjekjet e tij për ndarjen kohore dhe vendore të Xhamisë Aksa, palestinezët në tetor të vitit 2015, kanë filluar Intifadën e Kodsit.

Tags