Mahmud Abas takohet me kryetarin e Senatit të Francës
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i41023-mahmud_abas_takohet_me_kryetarin_e_senatit_të_francës
Kryetari i Autoritetit Autonom të Palestinës të mërkurën ka zhvilluar një takim me kryetarin e Senatit të Francës në Ramallah të Palestinës.
(last modified 2025-11-16T09:23:51+00:00 )
Janar 05, 2017 07:31 Europe/Tirane
  • Mahmud Abas takohet me kryetarin e Senatit të Francës

Kryetari i Autoritetit Autonom të Palestinës të mërkurën ka zhvilluar një takim me kryetarin e Senatit të Francës në Ramallah të Palestinës.

Agjencia shtetërore e lajmeve të Katarit njoftoi se Zherar Larshe, kryetari i Senatit të Francës i cili po zhvillon një vizitë në territoret e pushtuara të Palestinës, të mërkurën ka zhvilluar një takim me Mahmud Abas, kryetarin e Autoritetit Autonom të Palestinës. Të dy palët në këtë takim kanë biseduar në lidhje zhvillimet më të fundit në territoret e pushtuara të Palestinës. Mahmud Abas në këtë takim ka theksuar rëndësinë e konferencës ndërkombëtare e cila është caktuar të zhvillohet me 15 janar për të ringjallur procesin e paqes dhe për të hartuar një mekanizëm ndërkombëtar dhe një program me afat të caktuar kohor. Mahmud Abas duke vlerësuar mbështetjen e Francës në këtë drejtim, deklaroi se pala palestineze do të bashkëpunojë me Francën në mënyrë që të ketë sukses kjo konferencë. Zherar Larshe në këtë takim theksoi vazhdimin e mbështetjeve të vendit të tij ndaj rrugëzgjidhjes me formimin e të dy vendeve dhe deklaroi se konferenca e cila do të zhvillohet në Paris, është një rast për fillimin e një procesi politik të vërtetë me mbështetjen e Bashkësisë Ndërkombëtare.