Kreu i AAP paralajmëron presidentin e zgjedhur të Amerikës
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i41599-kreu_i_aap_paralajmëron_presidentin_e_zgjedhur_të_amerikës
Kryetari i Autoritetit Autonom të Palestinës ka paralajmëruar në lidhje me vendimin e presidentit të zgjedhur të Amerikës për transferimin e ambasadës së Amerikës nga Tel Avivi në Kodsin e pushtuar.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Janar 10, 2017 03:55 Europe/Tirane
  • Kreu i AAP paralajmëron presidentin e zgjedhur të Amerikës

Kryetari i Autoritetit Autonom të Palestinës ka paralajmëruar në lidhje me vendimin e presidentit të zgjedhur të Amerikës për transferimin e ambasadës së Amerikës nga Tel Avivi në Kodsin e pushtuar.

Qendra informative e Palestinës njoftoi se Mahmud Abas, kryetari i AAP, vuri në dukje rreziqet e transferimit të ambasadës së Amerikës nga Tel Aivivi në Kodsin e pushtuar dhe shtoi se transferimi i ambasadës së Amerikës në Kudsin e pushtuar mund të ketë ndikim destruktiv mbi procesin e formimit të vendit të pavarur të Palestinës dhe për sigurinë dhe qetësinë e rajonit. Mahmud Abas ka thënë gjithashtu se vendimi i regjimit sionist për aneksimin e pjesës lindore të Kodsit në territoret e pushtuara, është i paligjshëm dhe në kundërshtim me ligjet ndërkombëtare, prandaj ka kërkuar nga Donald Trump, presidenti i zgjedhur i Amerikës që të rishikojë vendimin e tij për transferimin e ambasadës së Amerikës nga Tel Aiviv në Kodsin e pushtuar. Vlen të theksohet se Donald Trump, presidenti i zgjedhur i Amerikës, ka premtuar se do të transferojë ambasadën e Amerikës nga Tel Avivi në Kodsin e pushtuar.