Arrestohet shefi i shtabit të përgjithshëm të ushtrisë së EBA
Faqja informative Al-Masdar ka shkruar se shefi i shtabit të përgjithshëm të ushtrisë së Emirateve të Bashkuara Arabe është arrestuar me akuzë të lidhjeve me elementë të grusht shtetit në këtë vend.
Sipas këtij burimi, me urdhër të Muhamed bin Zijad Ale Nahjan, trashëgimtari i fronit mbretëror të Abu Dhabit dhe zëvendësi i komandantit suprem të forcave të armatosura të EBA, është arrestuar Muhamed bin Hamd Ale Thani, shefi i shtabit të përgjithshëm të ushtrisë së Emirateve të Bashkuara Arabe, me akuzë të lidhjeve me kriminelët e përpjekjeve për organizmin e grusht shtetit në EBA. Vlen të theksohet se javën e kaluar mediat kanë spekuluar në lidhje me mundësinë e organizimit të një grusht shteti në Emiratet e Bashkuara Arabe.