Turpi i grusht shtetit të 19 gushtit të vitit 1953, përgjithmonë mbi ballin e Amerikës dhe Anglisë
(last modified Mon, 19 Aug 2024 13:36:58 GMT )
Gusht 19, 2024 15:36 Europe/Tirane
  • Turpi i grusht shtetit të 19 gushtit të vitit 1953, përgjithmonë mbi ballin e Amerikës dhe Anglisë
    Turpi i grusht shtetit të 19 gushtit të vitit 1953, përgjithmonë mbi ballin e Amerikës dhe Anglisë

Pars Today- Zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Republikës Islamike të Iranit në përvjetorin e grusht shtetit të 19 gushtit të vitit 1953, duke iu referuar rolit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Anglisë në këtë grusht shteti, deklaroi: "Turpi i përmbysjes së qeverisë së zgjedhur nga populli në Iran përmes grusht shtetit të 19 gushtit 1953 do të mbetet përgjithmonë mbi ballin e regjimeve të Amerikës dhe Britanisë".

Nasser Kanani, zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Iranit, në rrjetin social X në përvjetorin e grusht shtetit të 19 gushtit të vitit 1953, ka shkruar: "Skllavëria, kolonializmi, grusht shtetet dhe ndërhyrjet ushtarake në vende të tjera janë vetëm një pjesë e historisë së errët dhe të turpshme të ndërhyrjeve amerikane dhe britanike në botë".

Sipas Pars Today, Nasser Kanaani shtoi: "Turpi i përmbysjes së qeverisë së zgjedhur nga populli të Dr. Mosadegh në Iran përmes grusht shtetit të 19 gushtit të vitit 1953 dhe mbështetja politike, e sigurisë dhe ushtarake ndaj tiranisë do të mbetet përgjithmonë mbi ballin e regjimeve të Amerikës dhe Britanisë".

Zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Iranit në vazhdim ka thënë: "Pikërisht këto dy shtete me një histori kaq të zezë aktualisht po mbështesin regjimin e rremë dhe racist izraelit dhe gjenocidin në Rripin e Gazës, dhe në të njëjtën kohë ata e konsiderojnë veten flamurtarë të të drejtave të njeriut dhe demokracisë".

Sot, të dielën, në degën e 55-të të sektorit për marrëdhënie ndërkombëtare në Gjykatën e Përgjithshme të provincës së Teheranit u mbajt seanca e parë për rastin e grusht shtetit të 19 gushtit të vitit 1953, gjegjësisht pas 71 vitesh.

Procesi gjyqësor në lidhje me grusht shtetin e 19 gushtit të vitit 1953 (padi nga qytetarët iranianë kundër agjentëve të grusht shtetit të 19 gushtit të vitit 1953, duke përfshirë qeverinë e SHBA-së, Departamentin e Shtetit të SHBA-së, Agjencinë Qendrore të Inteligjencës së SHBA-së, Departamentin e Thesarit të SHBA-së, Dhomën e Përfaqësuesve të SHBA-së dhe Federale Rezerv), ka filluar me kërkesën e më shumë se 400,000 njerëz që paraqitën padinë dhe nën kryesinë e gjykatësit Majid Hosejnzade.

Kërkesa e kësaj çështje ka 13 paragrafë kryesorë që i referohen dëmeve të shkaktuara nga grusht shteti i ati vitit. Dëmi më i rëndësishëm është shkaktuar nga veprimet e Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Anglisë në plaçkitjen e naftës së Iranit dhe natyrisht sundimi 25-vjeçar i tiranisë së regjimit mbretëror Pahlavi II mbi kombin iranian, që është në tekstin e peticionit.

Më 19 gusht të vitit 1953, një sërë forcash të ushtrisë së regjimit tiran, me bashkëpunimin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Anglisë, përmbysën qeverinë e Mohammed Mossadegh (kryeministri i atëhershëm) dhe Mohammed Reza Pahlavi që kishte ikur jashtë shtetit u vu në fronin e pushtetit. Me rënien e qeverisë së Mossadegh, u hap përsëri rruga e plaçkitjes së resurseve të Iranit nga shtetet kolonialiste, e cila ishte mbyllur për një kohë të shkurtër.

Grusht shteti i 19 gushtit të vitit 1953 ishte pjesë e ndërhyrjeve të SHBA-së dhe Britanisë gjatë fitores së lëvizjes për kombëtarizimin e industrisë së naftës në Iran.

 

Tags