Mijëra irakianë ikin nga perëndimi i Mosulit
Njëkohësisht me krimet çnjerëzore të kryera nga grupi terrorist ISIS në perëndim të Mouslit, dhjetëra mijëra irakianë janë larguar nga kjo zonë.
Sipas agjencisë së lajmeve britanike Sky Neës, Xhasem Mohamed Xhaf, ministër i emigracionit i Irakut, ka bërë të ditur se që nga fillimi i operacioneve ushtarake për rikthimin e kontrollit në perëndim të Mosulit në provincën Ninva *veri të Irakut), të paktën 26 mijë persona kanë ikur dhe janë zhvendosur përkohësisht në kampe. Xhad ka shtuar: Nga fillimi i operacioneve për çlirimin e provincën Ninva, mbi 251 mijë qytetar të këtij rajonin janë zhvendosur nga shtëpitë e tyre. Hejdar Ebadi gjatë disa urdhëresave të dhëna për forcat e armatosura pjesëmarrëse në operacionet për çlirimin e pjesës perëndimore të qytetit Mosul, ka theksuar në çështjet njerëzore dhe në mbrojtjen e jetës së civilëve irakianë në zonat e përfshira nga luftimeve.