Ushtria irakiane avancon në Mosul
Mars 08, 2017 15:16 Europe/Tirane
Forcat irakiane të sigurisë kanë deklaruar se kanë rimarrë nën kontroll zyrat kryesore qeveritare në Mosul, teksa ofensiva për të dëbuar nga territori terroristët e ISIS vazhdon.
Avancimi i trupave zyrtare mund të hapë rrugën për një sulm në qytetin e mbipopulluar, ku militantët kontrollojnë ende një pjesë të mirë. Ndërkohë, mijëra civilë janë duke braktisur qytetin çdo ditë. Ata deklarojnë se beteja për rimarrjen e godinave qeveritare, e shoqëruar nga bombardime, ishte më e rënda që nga fillimi i operacionit më 19 shkurt. Mosuli është bastioni i fundit i ISIS në Irak. Zona lindore e qytetit u morë nën kontroll në janar.
Tags