Koncerti i parë në kryeqytetin e Arabisë Saudite pas tre dekadash
Mars 11, 2017 04:39 Europe/Tirane
Ditën e kaluar qindra qytetarë të Riadit pas tre dekadash kanë arritur të marrin pjesë në një koncert të drejtpërdrejtë që u zhvillua në këtë qytet.
Faqja informative Pars Toay njoftoi se të paktën 2000 njerëz morën pjesë në një koncert të zhvilluar në Riad nga këngëtarët e njohur arab Rashid Al-Maxhid dhe Muhamed Abdu. Sipas burimeve lokale, kjo është hera e parë që pas vitit 1990 në kryeqytetin e Arabisë Saudite zhvillohet koncert muzikor për publikun. Megjithëse audienca e këtij koncerti ishte vetëm meshkuj, por ky koncert mund të bëhet shkak për ndryshime të mëdha në këtë vend të mbyllur anëtar të Këshillit për Bashkëpunim të Gjirit Persik.
Tags