Vritet një qytetarë saudit nga ushtarakët e Al Saud
Gjatë sulmit të egër të ushtarakëve të regjimit Al Saud ndaj myslimanëve shiitë në rajonin Al-Avamija në lindje të Arabisë Saudite, është vrarë një person pasi ishte qëlluar me plumb.
Agjencia e lajmeve Mehr njoftoi se forcat ushtarake saudite gjithashtu gjatë sulmit dhe bastisjes së shtëpive të qytetarëve në Al-Avamija të Arabisë Saudite, kanë shkatërruar disa shtëpi të banorëve të këtij rajoni. Kjo është në kohën kur një djalë i ri të premten ishte vrarë nga forcat saudite në rajonin Kuvejkib të provincës Katif në lindje të Arabisë Saudite. Vlen të theksohet se rajonet lindore të Arabisë Saudite janë shndërruar në një arenë të përleshjes së forcave ushtarake saudite me protestuesit paqësorë. Forcat saudite gjatë viteve të fundit vazhdimisht kanë shtypur me dhunë protestat e banorëve në rajonet lindore të këtij vendi, popullatën shumice të të cilave e përbëjnë myslimanët shiitë.