A e hodhi gruaja e tij Netanjahun nga makina?!
Beniamin Netanjahu, kryeministri i regjimit sionist në gjykatën e Tel Avivit ka thënë se bashkëshortja e tij nuk e largoi atë nga përcjellja.
Kanali televiziv Sky News në gjuhën arabe njoftoi se Netanjahu dhe bashkëshortja e tij kanë ngritur padi kundër Jegal Sarna, gazetarit të gazetës izraelit "Yediot Aharnaoth". Jegal Sarna në vitin 2016 në faqen e tij në Facebook kishte pretenduar se mosmarrëveshjet mes Netanjahut dhe gruas së tij ishin bërë shkak që Netanjahu të ndal makinat përcjellëse në rrugën Tel Avivi-Kods dhe të zbresë nga makina duke bërtitur. Mirëpo Netanjahu këtë akuzë e ka quajtur qesharake dhe të pavërtetë. Ai dhe gruaja e tij kanë kërkuar të paguhet një dëmshpërblim rreth 71 mijë euro nga Jelga Sarna. Netanjahu gjatë paraqitjes së padisë së tij në Gjykatë, ka thënë: "Një gënjeshtër mu më solli këtu".