Rrëzohet një helikopter emiratas në Jemen
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i47134-rrëzohet_një_helikopter_emiratas_në_jemen
Forcat jemenase kanë rrëzuar një helikopter Apachi të Emirateve të Bashkuara Arabe në pjesën perëndimore të Jemenit.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Mars 16, 2017 15:24 Europe/Tirane
  • Rrëzohet një helikopter emiratas në Jemen

Forcat jemenase kanë rrëzuar një helikopter Apachi të Emirateve të Bashkuara Arabe në pjesën perëndimore të Jemenit.

Rrjeti informativ libanez Al Mejadin bëri të ditur se ky helikopter është rrëzuar nga forcat jemenase në qytetin Bejtulfekin në jug të provincës Al Hadida në perëndim të Jemenit, ndërsa politi emiratas është vrarë. Forcat jemenase kanë shkatërruar pozicionet e forcave agresore saudite në rajonin Al Heram në kufirin mes Jemenit dhe Arabisë Saudite, Gjithashtu mësohet se forcat popullore jemenase kanë vrarë dhjetëra mercenarë sauditë në qytetin Nehm në provincën Saana.