Ministrat e jashtëm të Sirisë dhe Rusisë bisedojnë me telefon
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i48938-ministrat_e_jashtëm_të_sirisë_dhe_rusisë_bisedojnë_me_telefon
Ministri i jashtëm i Sirisë në një bisedë telefonike me homologun e tij rus, e cilësoi të duhur dhe të përshtatshme përdorimin e vetos nga ana e Rusisë kundër rezolutës anti-siriane të paraqitur në KS të OKB.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Prill 14, 2017 03:57 Europe/Tirane
  • Ministrat e jashtëm të Sirisë dhe Rusisë bisedojnë me telefon

Ministri i jashtëm i Sirisë në një bisedë telefonike me homologun e tij rus, e cilësoi të duhur dhe të përshtatshme përdorimin e vetos nga ana e Rusisë kundër rezolutës anti-siriane të paraqitur në KS të OKB.

Kanali televiziv Al Alam njoftoi se Valid Moalem, ministri i jashtëm i Sirisë, të enjten në një bisedë telefonike me Sergei Lavrov, ministrin e jashtëm të Rusisë, tha se qëllimet e shëmtuara të agresionit kundër Sirisë nuk kanë përfunduar dhe shtoi: "Veprimi i Rusisë në përdorimin e të drejtës së vetos ndaj projektrezolutës anti-siriane në KS të OKB, është bërë në kohën e duhur dhe ka neutralizuar komplotet e armiqve". Vlen të theksohet se Rusia të mërkurën përsëri ka përdorur të drejtën e vetos ndaj rezolutës anti-siriane të paraqitur në KS të OKB. Valid Moalem gjithashtu deklaroi se një prej qëllimeve të sulmit raketor të Amerikës në vendin e tij, është ndërprerja e procesit të paqes në Siri. Nga ana e tij Sergei Lavrov gjatë kësaj bisede telefonike përsëri ka theksuar në zgjidhjen e krizës në Siri nëpërmjet rrugëve politike dhe theksoi se Rusia do të mbështesë gjithmonë qeverinë e e Damaskut përball komploteve të armiqve.