Bagdad: Erdogan të mos ndërhyjë në çështjet e brendshme të Irakut
Zyra e kryeministrit të Irakut ka lëshuar një komunikatë në reagim të deklaratave të pabaza të presidentit të Turqisë kundër forcave vullnetare të Irakut dhe ka kërkuar nga Ankaraja që të mos ndërhyjë në çështjet e brendshme të Irakut.
Agjencia e lajmeve Fars njoftoi se zyra e Hejdar Ebadi, kryeministrit të Irakut, në këtë komunikatë ka thënë: "Forcat vullnetare Hashd Sha'bi përkrah forcave të tjera irakiane kanë marrë pjesë në operacionet për çlirimin e rajoneve të ndryshme të Irakut nga pushtimi i grupit terrorist ISIS dhe kanë realizuar fitore të mëdha në këtë luftë. Iraku posedon sovranitet kombëtare dhe në bazë të ligjit të këtij vendi, forcat vullnetare Hashd Sha'bi janë pjesë të forcave irakiane dhe janë besnike ndaj vendit dhe popullit të Irakut dhe nuk ndjekin politikën e asnjë vendi tjetër". Zyra e kryeministrit të Irakut në këtë deklaratë ka kërkuar nga vendet fqinjë të Irakut që të mos ndërhyjnë në çështjet e brendshme të Irakut, por të ndihmojnë këtë vend në luftën kundër terrorizmit që është një kërcënim për rajonin dhe për botën. Vlen të theksohet se Rexhep Taip Erdogan, presidenti i Turqisë, në kuadër të mbështetjes ndaj terroristëve, forcat vullnetare Hashd Sha'bi të Irakut i ka quajtur "organizatë terroriste". Në lidhje me deklaratat e presidentit të Turqisë ka reaguar edhe Ministria e Jashtme e Irakut dhe ka i ka dorëzuar një notë proteste ambasadorit të Turqisë në Bagdad.