Izolimi i Arabisë Saudite në Këshillin e Bashkëpunimit të Gjirit Persik
Takimi i Gjirit Persik u mbajt në Arabi Saudite me praninë e ministrave të jashtëm dhe të mbrojtjes si dje gjashtë qeverive arabe anëtare të Këshillit dhe fundi rezultoi menjë deklaratë kundër Iranit, pavarësisht dallimeve të brendshme, kjo deklaratë u lëshua zyrtarisht.
Mohamed ben Najef, princi i kurorës i Arabisë Saudite i cili kryesoi takimin në Riad, ka deklaruar se sfida më e madhe në çdo vend është ruajtja e unitetit dhe largimi i çdo lloj kërcënimi të brendshëm dhe të jashtëm. Në këtë takim, Rashed ben Abdullah ben Khalifa, ministër i brendshëm i Bahrejnit ka raportuar në lidhje me krizën e brendshme në vendin e tij dhe në vendet anëtare të Këshillit, duke shtuar se rreziqet nga Iraku dhe Irani duhet të merren me përkushtim nga vendet anëtare të Këshillit për Bashkëpunim sepse bëhen shkak për përkrahjen e grupeve terroriste! Ai kishte për qëllim që krizën në Bahrejn t’a paraqes në mënyrë të përbashkët për të siguruar mbështetjen e shumicës së anëtarëve të Këshillit për interesa të tij. Ky takim dallonte në krahasim me takimet e viteve të fundit, ku do t’i përmendim disa pika. E para është se në këtë takim u bë e qartë që Iraku përkrah Iranit paraqet rrezik dhe kjo është arsyeja e dështimit të politikave të fiseve të kontrolluara nga Al Saud në Irak për të bashkuar popullin e këtij vendi, për më tepër fiset irakiane po i bashkohen rezistencës kundër grupeve terroriste. E dyta, brenda këtij takimi nuk kishte njëzëri mendim të njëjtë sikur që ekzistonte në takimet e mëparshme kundër Iranit, sepse Omani dhe Katari nuk pajtoheshin në mënyrë të plotë me çështjen e kërcënimeve që vijnë nga Iraku dhe Irani që pretendonin Arabia Saudite dhe Bahrejni. Një nga çështjet më të rëndësishme që shtrihen para vendeve anëtare të Këshillit të Bashkëpunimit të Gjirit Persik është ndryshimi i gjeneratës së lidershipit të këtyre vendeve. Po të vërejmë moshën e krerëve të vendeve anëtare të Këshillit të Bashkëpunimit të Gjirit Persik, bëhet e qartë se në një afat të shkurtër duhet të vijnë në pushtet liderë të rinj. Sabah Ahmed Xhaber al Sabah, emiri 88 vjeçar i Kuvajtit, Selman ben Abdulaziz, mbreti 82 vjeçar i Arabisë Saudite, Sulltan Kabus ben Said al Said, mbreti 77 vjeçar i Omanit, Khalifa ben Zaje dal Nahian, kryetari 69 vjeçar i Emirateve dhe Sheikh Hamd ben Isa al Khalifa, mbreti 67 vjeçar i Bahrejnit, së shpejti duhet t’u lirojnë vendin pasardhësve të tyre më të rinj. Përveç mbretit të Bahrejnit, liderët e 4 vendeve të tjera janë në moshë të thyer dhe vuajnë nga sëmundje të ndryshme dhe Khalifa ben Zaje dal Nahian, kryetari 69 vjeçar i Emirateve, megjithëse është më i ri se krerët e Kuvajtit, Arabisë Saudite dhe Omanit, në Janar 2014, në moshën 66 vjeçare pësoi infarkt në tru dhe kjo u bë shkak që ai të dalë gjithnjë e më rrallë në publik. Si një nga komponentët kryesorë të ekuacioneve politike dhe ekonomike në botë, Gjiri Persik ka rrënjë të thella në historinë e lashtë të Iranit dhe ka qenë prej kohësh një simbol i elasticitetit të iranianëve kundër kolonializmit.