Vazhdojnë sulmet ajrore të Arabisë Saudite kundër Jemenit
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i51476-vazhdojnë_sulmet_ajrore_të_arabisë_saudite_kundër_jemenit
Avionët luftarakë të Arabisë Saudite edhe një herë kanë bombarduar fuqishëm disa rajone të Jemenit.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
May 22, 2017 06:50 Europe/Tirane
  • Vazhdojnë sulmet ajrore të Arabisë Saudite kundër Jemenit

Avionët luftarakë të Arabisë Saudite edhe një herë kanë bombarduar fuqishëm disa rajone të Jemenit.

Avionët luftarakë të Arabisë Saudite në rajonin Jaktel të qyteti Makha, pjesë e provincës Taiz në jugperëndim të Jemenit kanë sulmuar një automjet duke vrarë të gjithë personat që ndodheshin brenda. Sulme ka pasur edhe në qytezën Maxhez të provincës Saade. Ndërkohë forcat e ushtrisë dhe ato popullore të Jemenit në përgjigje të krimeve të agresorëve sauditë, kanë shkatërruar 11 automjete ushtarake të mercenarëve sauditë në provincë Haxha. Vlen të theksohet se Arabia Saudite e përkrahur nga Amerika ka nisur agresionin kundër Jemenit prej marsit të vitit 2015 me pretekstin e rikthimit të Abdarabuh Mansur Hadi në postin e presidentit. Që nga ajo kohë Arabia Saudite me sulmet e saj kundër Jemenit ka marrë jetën e 11 mijë civilëve dhe shpërngulur me miliona të tjerë, ndërkohë që vendin e ka lënë në mjerim total pa ushqime, medikamente dhe shërbime të tjera si uji.