Spekulimet e Traum dhe Netanjahut kundër Iranit
Kryeministri i regjimit sionist të hënën në një konferencë për shtyp të përbashkët me presidentin e Amerikës që u zhvillua në Kodsin e pushtuar (Jeruzalem), deklaroi se lavdëron shtimin e politikës armiqësore të Uashingtonit kundër Republikës Islamike të Iranit.
Agjencia e lajmeve Fars njoftoi se Beniamin Netanjahu, kryeministri i regjimit sionist, me këtë pretendim se Republika Islamike e Iranit po mbështet terrorizmin, kërkoi bashkëpunimin e Izraelit dhe të Amerikës për tu përballur me Iranin. Kryeministri i regjimit sionist gjithashtu pretendoi: "Jeruzalemi (Kodsi i okupuar) është kryeqytet i përhershëm i Izraelit!". Nga ana e tij edhe presidenti amerikan në këtë konferencë për shtyp, pretendoi: "Republika Islamike e Iranit është kërcënim për rajonin e Lindjes së Mesme". Pretendimet e pabaza dhe të përsëritshme të Trump dhe Netanjahut kundër Republikës Islamike të Iranit, konsiderohen pjesë e iranofobisë. Këto përpjekje qesharake bëhen në kohën kur Arabia Saudite dhe Amerika me mbështetjen e gjithanshme ndaj terrorizmit, janë përgjegjëse për shkatërrimin e vendeve të rajonit si Jemenit, Sirisë dhe Irakut.