Zbulohen burgje sekrete të Emirateve të Bashkuara Arabe në Jemen
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i51794-zbulohen_burgje_sekrete_të_emirateve_të_bashkuara_arabe_në_jemen
Organizata për të Drejta dhe Liri të enjten në raport të saj ka zbuluar ekzistimin e burgjeve sekrete në pjesën jugore të Jemenit të krijuara nga Emiratet e Bashkuara Arabe.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
May 26, 2017 10:41 Europe/Tirane
  • Zbulohen burgje sekrete të Emirateve të Bashkuara Arabe në Jemen

Organizata për të Drejta dhe Liri të enjten në raport të saj ka zbuluar ekzistimin e burgjeve sekrete në pjesën jugore të Jemenit të krijuara nga Emiratet e Bashkuara Arabe.

Agjencia e lajmeve IRIB njofton se Organizata për të Drejta dhe Liritë në raportin e saj ka thënë se këto burgje sekrete ndodhen në Aden, Mokela dhe në ishullin Sukatra në jug të Jemenit dhe administrohen nga disa fise lokale nën mbikëqyrjen e Emirateve të Bashkuara Arabe. Kjo organizatë për mbrojtjen e të drejtave të njeriut ka shtuar se në bazë të dëshmive dhe dokumenteve të mbledhura nga ish-të burgosurit që mbaheshin në këto burgje, të burgosurit në këto burgje vazhdimisht torturohen dhe keqtrajtohen në mënyra më të egra. Vlen të theksohet se Arabia Saudite së bashku me disa vende arabe që nga marsi i vitit 2015 ka filluar agresionin ushtarak kundër Jemenit dhe ka vendosur një bllokadë të hekurt tokësore, detare dhe ajrore kundër popullit jemenas.