Lideri i pakicës demokrate në Senat: Trump është i marrë
Senatori Chuck Schumer, lideri i pakicës demokrate në Senatin e Amerikës, deklaroi: Donald Trump me të vërtetë është i marrë që po përballet me strukturat e inteligjencës së këtij vendi.
Agjencia e lajmeve IRIB të martën njoftoi se lideri i pakicës së demokratëve në Senatin e Amerikës deklaroi se Trump po kërkon të përballet me funksionarët e inteligjencës, prandaj duhet të tërhiqet nga qëndrimet e tij. Senatori Chuck Schumer shtoi: "Donald Trump në mënyrë të përsëritshme shpreh dyshime në lidhje me punën e strukturave të inteligjencës së Amerikës në lidhje me implikimin e Rusisë në zgjedhjet presidenciale të Amerikës". Doanld Trump, presidenti i Amerikës, kishte deklaruar se ai i di disa gjëra në lidhje me implikimin e Rusisë në zgjedhjet presidenciale të Amerikës të cilat nuk i dinë personat e tjerë dhe së shpejti në lidhje këtë çështje do të publikojë më shumë informacione.